Sulmet terroriste, Obama mbledh këshilltarët për sigurinë kombëtare

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama takohet serisht me keshilltaret e tij per sigurimin kombetare pas nje fund viti i cili ka pare te rritet alarmi terrorist ne vend. Atentati i deshtuar diten e Krishtlindjeve ne fluturimin Amsterdam- Detroit, preokupimet per Jemen-in per mbylljen e ambasades, por dhe deshtimet mbi sigurimin ne aeroporte. Ne takimin me presidentin amerikan Obama do te marrin pjese dhe sekretarja e shtetit Hillary Clinton, sekretari i mbrojtjes Robert Gates, sekretarja per sigurine kombetare Janet Napolitano, drejtori i CIA-s Leon Panetta, drejtori i FBI-se Robert Mueller dhe kshilltari per sigurine James Jones.
Me pas ne mbremje Obama pritet te takoje lideret demokrate te Kongresit.
“Presidenti amerikan do te prezantoje nje sere ndryshimesh dhe do t’i
hedhe nje sy te ashtuquajtures “ Watchlist”, listes se te dyshuarve per
terrorizem, pasi te kete takuar pergjegjes te agjencive te ndyshme te
sigurise” ka bere te ditur nje funksionar i administrates se tij.
Ne diten e pare te punes pas pushimeve ne Hawaii , presidenti duhet te
perballet me sfiden e nje sigurie kombetare, gje qe krejt rastsisht
tashme ndodhet ne krye te axhendes se tij. “Nuk do te jete nje detyre e
lehte” eshte shprehur ai.
Administrata eshte ne mbrojtje kjo pasi sistemet e inteligjences i kane
lejuar nje te riu nigerian i cili kishte lidhje me Al-Qaeda-n ne Jemen
te hipe ne bordin e avionit per ne Detroit nisur nga Amsterdami, 25
dhjetorin e kaluar. Nderkohe Funksionare te Shtepise se Bardhe kane
pranuar se atentati i deshtuar ka vene ne dukje shume gabime qe duhet
te rregullohen.
Mirepo dhe Barak Obama i cili sapo eshte kthyer nga pushimet eshte
akuzuar nga opozita republikane per dobsi mbi terrorizmin dhe paaftsi
ne zgjidhjen e problemeve te ngelura qe pas atentatit te 11 shtatorit
te vitit 2001. Republikanet nderkohe shpresojne te fitojne pike ne
zgjedhjet te cilat do te mbahen ne nentor te ktij viti duke u munduar
t’i heqin demokrateve kontrollin e kongresit.
Adela Zeza
< I mëparshmi