Obama përfundon pushimet me familjen në Hawaii
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në fillim të javës, pasi kaloi pushimet e ditëve të fundit të vitit 2009 në Hawaii, së bashku me familjen e tij, bashkëshorten Mishel Obama dhe dy vajzat, Maila dhe Sashan.
Edhe pse teknikisht shefi i Shtëpisë së Bardhë ndodhej me pushime, Obama është informuar gjatë gjithë kohës me zhvillimet kryesore në vend, ndërsa ka dhënë edhe deklarata dhe konferenca apo telekonferenca të shkurtra për shtyp. Një ndër çështjet më kryesore ëshë ajo e sigurisë. Reagimet, komentet e tij dhe takimet me eskpertët, erdhën pasi një shtetas nigerian u arrestua pasi kishte planifikuar të ndërmerte një sulm me bombë në bordin e avionit të pasagjerëve të linjës Amsterdam Detroit, ditën e Krishtlindjeve. Presidenti amerikan gjithashtu ka komentuar edhe në lidhje me protestat anti-qeveritare në Iran gjatë kohës që ishte me pushime. Kështu obama e nis këtë vit pune në adminsitratën e tij më një sërë përballjesh dhe sfidash, ndër të cilat , mbetja pezull e bisedimeve për çështjen bërthamore të Iranit, papunësia e lartë në SHBA, reforma për kujdesin shëndetësor, shqetësimet në rritje për sigurinë, luftërat në Afganistan dhe Irak. Të gjitha këto janë vetëm disa nga çështjet me të cilat do të përballet Obama dhe stafi i tij gjatë 2010.