SHBA, forcohet kontrolli për terrorizëm në aeroporte
Pas sulmit të dështuar ndaj një avioni në Detroit, autoritetet amerikane kanë nisur kontrollin e të gjitha listave me emrat e të dyshuarve terroristë. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga një zedhënës i Shtëpisë së Bardhë. Pas tentativës për sulm më 25 dhjetor, nigeriani i arrestuar Umar Faruk Abdulmutallab ndodhet në njërën prej listave të vëzhgimit të dyshuarve terroristë në SHBA. Më herët administrata amerikane tha se të gjithë personat që do të udhëtonin me avion për në Shtetet e Bashkuara, do të përballen me masa më të rrepta sigurie. Njoftimi erdhi dhjetë ditë pas tentativës së nigerianit për të hedhur në erë një avion amerikan. Sipas rregullave të reja, personeli i sigurisë do të kryejë një kontroll të plotë trupor të udhëtarëve nga një listë vendesh që konsiderohen me rrezikshmëri në fushën e sigurisisë, si Irani, Jemeni, Nigeria dhe Pakistani. Këto masa janë kritikuar nga grupet që mbrojnë të drejtat e njeriut. Të dielën fluturimet në aeroportin e Newark u vonuan për disa orë kur një pasagjer nuk kaloi përmes pajisjes së kontrollit, duke shkaktuar një gjensde alarmi për personelin e sigurisë.