E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulmi ajror ndaj ambasadës iraniane në Siri, Teherani zotohet të kundërpërgjigjet

Irani është zotuar se do të kundëpërgjigjet pasi akuzoi Izraelin për bombardimin një ditë më parë të  ambasadës së tij në Siri. Kjo nënkupton një përshkallëzim të mëtejshme të tensioneve rajonale për luftën në Gaza që sërish ka shtuar mundësitë e rrezikut të një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme.  

Kompleski i ambasadës iraniane në kryeqytetit Damask të Sirisë u sulmua nga ajri, duke shkaktuar vdekjen e të paktën shtatë zyrtarëve iraninë, mes të cilëve edhe komandantë të lartë të gardës revolucionare të Iranit. 

Për sulmin, si Irani ashtu edhe Siria akuzuan Izraelin. Teherani paraljamëroi për një kundërpërgjigje të fortë dhe grupi militant libanez Hezbollah theksoi se sulmi do të merrte dënimin e merituar.  Irani gjtiashtu tha se do të mbate SHBA-në përgjegjëse për shkak të mbështejtes që i jep Izraelit.  

Agjencia e lajmve të Izraelit raportoi se Irani i kishte dërguar SHBA-së një mesazh të rëndësishëm dhe se kishte kërkuar mbajtjen e një takimi në këshillin e sigurimit për këtë incident. 

Ndërkaq ushtria e Izraelit ndërkohë, që rrallë pranon autorësinë e sulmeve ndaj shënjestrave iraniane, nuk ka komentuar sulmin në Siri, ndërkohë që një zëdhënës i saj fajësoi Iranin për një sulm me dronë ndërmarrë ndaj një baze detare në jug të Izraelit. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›