E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi i NATO-s dhe marredheniet SHBA-Pakistan

Zyrtaret afgane thone se forcat e NATOs dhe ato afgane qe partullojne prane kufirit me Pakistanin  u gjenen nen zjarrin e armeve para se kerkonin nderhurjen ajrore te NATOs qe la te vrare 24 ushtare pakistaneze te shtunen.

Deklaratat e djeshme te zyrtareve te paidentifikuar kontradiktuan pretendimet e Islamabadit se sulmi ndaj dy bazave te ushtrise pakistaneze ishte i paprovokuar.

Zyrtaret e NATOs dhe ata amerikane u pergjegjen me shpejtesi ne perpjekje per te minimizuar pasojat diplomatike te sulmit. Shefi i NATOs Anders Fogh Rasmusen premtoi dje nje hetim te plote per vdekjet jo te qellimshme tragjike.

Rasmusen i tha Kryeministrit te Pakistanit Jusuf Raza Gilani se vdekjet e trupave pakistaneze ishin te papranueshme dhe te dhimbshme.

Me heret dje ministrja e Jashtme e Pakistanit Hina Rabani Khar i tha sekretares amerikane te Shtetit Hillari Clinton se sulmi ajror ishte i papranueshem dhe se demonstronte mungese te theksuar respekti per jeten njerezore. Sekretarja Klinton iu pergjegj se ishte teper e deshperuar per cfare ndodhi dhe premtoi te bashkepunoje me Pakistanin per kete ceshtje.

Pakistani ka reaguar ashper ndaj sulmeve ajrore duke nderprere te gjitha linjat e furnizimit te NATOs ne Afganistan qe kalojne neper teritorin e tij dhe u ka dhene urdher Shteteve te Bashkuara te largohen nga nje baze ajrore ne provincen jugperendimore te Belucistanit brenda 15 ditesh.

Reagimet lidhur me sulmin e NATOs qe la te vrare 24 ushtare pakistaneze dhe pasojat per te ardhmen e marredhenieve SHBA-Pakistan kane qene te ndryshme  nga dy senatore me influence amerikane.  Republikani numer dy ne Senat Jon Kil nga Arizona tha se Pakistani mbetet nje partner kritik ne luften e Amrkies kunder terrorizmit.

shte me shume rendesi te mbajme marredheniet per nje kohe te gjate.

Senatori Kil e beri kete deklarate ne programin televiziv amerikan  Fox News Sunday.  Pakistani iu pergjegj menjehere goditjes se te shtunes ne pjesen veriperendimore te vendit duke mbylluar linjat e furnizimit te NATO-s per Afganistanin fqinje dhe u dha urdher Shteteve te Bashkuara te largohen nga nje baze ajrore e Pakistanit brenda 15 ditesh. Senatori Kil tha se linjat e komunikimit duhet patjeter te qendrojne te hapura mes Uashingtont dhe Islamabadid.

Duhen bere mjaft levizje diplomatike. Kjo duhet te jete diplomaci e forte ne kuptimin se ata duhet ta dine se mbeshtetja jone financiare per ta varet ne bashkepunimi i tyre me ne. Por kjo nuk eshte nje situate qe mund te presesh gjithe ndihmen sepse ne kemi nevoje per mbeshtetjen e tyre ne rajon.

Po ashtu ne kanalin televiziv Fox u paraqit edhe Senatori numer dy demokrat Ricard Derbin nga Illinoi. Derbin argumentoi se eshte lufta 10-vjecare e Amerikes ne Afganistan qe i ka lidhur Shtetet e Bashkara me Pakistanin.

Sado e veshtire qe eshte per te gjetur menyra diplomatike ne kete situate mungeses se kompetences dhe ndosha korrupsionit ne Afganistan dhe ne disa pjese te Pakistanit ushtaret tane ndodhen ne mes te kesaj vorbulle ne nje kohe kur ata po perpiqen te sjellin paqen ne rajon. Mendoj se ky eshte nje argument i mjaftueshem qe na ben te shkojme drejt dites kur ushtaret tane te kthehen ne atdhe.

Nje nga kandidatet republikane per president shprehu nje pikpamje tjeter. Ish guvernatori i shtetit Jutah Jon Hantsman tha se Shtetet e Bashkaura duhet te jene te pergatitura per te gjetur nje partner te ri strategjik ne Azine Jugore.

Une e shikoj qarte se cfare lloj marredhenie eshte kjo mes Shteteve te Bashkaura dhe Pakistanit kjo eshte nje lloj transaksioni. Mendoj se kerkesat tona duket se jane shume te pakta lidhur me kete marredhenie. Ne kemi menduar se mund te nxirrnin me shume nga kjo maredhenie por koha na ka provuar perseri gabim.

Zyrtaret e Shteteve te Bashkuara dhe te NATO-s i kane shprehur ngushellimet Pakistanit per sulmin ajror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›