E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi i NATO-s në Afganistan: I pajustifikueshëm

Qeveria e Afganistanit ka dënuar një sulm të NATO-s, i cili ka vrarë tetë gra afgane dhe ka plagosur dhjetë të tjera.

Në deklaratën e lëshuar pas takimit të kabinetit, të kryesuar nga presidenti Hamid Karzai, thuhet se sulmi i së dielës është “i pajustifikueshëm” dhe shkel memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Kabulit dhe Uashingtonit.

Deklarata citon zyrën qeverisëse në provincën Laghman të ketë thënë se gratë kanë qenë duke mbledhur drurë, në kohën kur ka ndodhur sulmi.

Forca e NATO-s në Afganistan ka dërguar një ekip për të hetuar incidentin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›