E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nobelistja Aung San Suu Kyi mbërrin në Uashington

Udhëheqësja e opozitës birmaneze Aung San Suu Kyi ka filluar një vizitë dy-javore në Shtetet e Bashkuara, ku ajo pritet të marrë dekoratën më të lartë të Kongresit amerikan.

Aung San Suu Kyi mbërriti dje në Uashington, ku ajo do të kalojë katër ditët e para të udhëtimit të saj, do të marrë Medaljen e Artë të Kongresit dhe gjithashtu pritet të takohet me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton.

Gjatë qëndrimit në Uashington, fituesja i Çmimit Nobel për Paqe do të bëjë një vizitë në Zërin e Amerikës.

Ndalesa të tjera në vizitën e saj përfshijnë shtetet e Kalifornisë, Nju Jork dhe Indiana. Qyteti Fort Wayne në Indiana është një nga qëndrat më të madha të birmanezëve në Shtetet e Bashkuara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›