E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes foshnja 8-muajshe në Korçë, u dërgua me vonesë në spital

Dërgimi me vonesë nga ana e prindërve në Spitalin e Korcës dyshohet te jetë shkaku kryesor i vdekjes së një foshnje 8 muajsh nga fshati Gaskovë.
Foshnja, prej ditësh kishte kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dyshohet se prindërit kanë vendosur me vonesë për ta dërguar për ndihmë mjeksore në spital.
Fëmija me iniciale F.S, i seksit mashkull mësohet se mbërriti i vdekur pranë ambienteve të Spitalit të Korcës, por policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Foshnja 8 muajshe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, pa mundur të marrë as ndihmën e parë mjeksore.
Policia lokale e cila ka nisur dhe hetimet për të zbardhur të plotë vdekjen e fëmijës bën të ditur se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa mendohet që vdekja të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Gjithsesi pas përfundimit të autopsisë dhe përgjigjeve përfundimtare të raportit mjeko-ligjor, do të ndërtohet dhe puna e grupit hetimor.
Ndërkaq dyshohet që vetë prindërit e fëmijës të jenë shkaktarë të vdekjes së tij, kjo pasi kujdesi ndaj foshnjës ka qënë minimal kjo dhe për vetë kushtet ekonomike në të cilat jetojnë por dhe të formimit të prindërve. Dyshohet që vdekja të ketë ardhur nga neglizhenca e prindërve dhe në mënyrë të veçantë e nënës së tij e cila nuk ka ditur të kujdeset për shëndetin dhe jetën e krijesës që ka sjellë në jetë gjatë muajit korrik të vitit të kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›