Greqi, tre të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor
Rezultatet e analizave nxorën përfundimisht se shkaktar i vdekjes është virusi i Nilit Perëndimor.
Deri më tani ka arritur në 16 numri i të prekurve, ndërkohë që autoritetet greke kanë marrë masa për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
Të gjithë personat e vdekur janë të moshuar, çka sistemi imunitar i tyre nuk e ka përballuar dot. Të prekurit janë zakonisht në zonën e Selanikut, ku po mjekohen 12 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Situata bëhet më e rëndë, pasi shumica e personave që preken nga ky virus nuk kanë simptoma të dukshme, çka rrezikon më shumë shëndetin e të prekurve. Personat e prekur mund të shfaqin simptoma si encefalit apo meningjit.