E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, bie makina në kanal, vdes 22-vjeçari

Aksidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, duke lënë të vdekur shtetasin Izmir Dani, 22-vjeç.

Viktima ishte pasagjer në një automjet, i cili teksa po udhëtonte me shpejtësi të lartë ka përfunduar në një kanal. Drejtuesi i automjetit ishte shtetasi Kolë Shabani, i cili ka mundur të mbijetojë duke përfunduar në komisariatin e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›