Sulmi kuqezi, ne prove me Danimarken
Trajneri Kuzhe nuk eshte i bindur me sulmin, ndryshe nga repartet e tjera, ku e ka te qarte se cilet lojtare do te aktivizohen. Josip Kuzhe zhvilloi nje turne evropian vetem e vetem qe te njihet mire me secilin nga lojtaret e sulmit. Kuzhe mesohet te kete takuar madje edhe Berishen e Kapllanin, ne Gjermani. Sulmuesit e Bundesliges se dyte gjermane e kane nisur sezonin e ri me nje rendiment jo te pelqyeshem, pasi po aktivizohen rralle dhe nuk kane shenuar ende golin e pare, si dhe Bogdani i Kievos, do te garojne per nje vend titullari ndaj Danimarkes. Gjithsesi, e sigurte eshte se ne ndeshjen tjeter me Suedine, qe do te luhet nje muaj me vone nje ose prej sulmuesve te grumbulluar do te sakrifikohet, per t'i hapur rruge ndryshimeve qe ka premtuar Kuzhe.