Thaçi: Mjete shtesë për ata që kthehen në shtëpitë e tyre
Kryeministri i Kosovës tha se është duke punuar ngushtë me të gjithë faktorët relevant që rindërtimi i shtëpive në pjesën veriore të Mitrovicës të vazhdojë me një ritëm më të shpejtuar, edhe në ato pjesë ku për momentin nuk është duke u punuar.
“Jo vetëm që po vazhdojnë punimet te Kroi i Vitakut, por këto punime do të zgjerohen dhe qeveria do të ndajë mjete shtesë për të gjitha komunitetet që dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre”, ka thënë kryeministri Thaçi. Sipas tij, në veri ka filluar një jetë e re dhe do të jetë e pamundur që të ndërpriten punimet nga kushdo që tenton ta bëjë një gjë të tillë.
Këto komente kryeministri Hashim Thaçi i ka bërë sot gjatë qëndrimit në komunën e Lipjanit, ku po ndjek punimet në ndërtimin e kanalizimit të ri në fshatin Ruvc, të kësaj komune.