E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK: AAK-ja do ta përjetojë live humbjen e saj

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, në një konferencë për mediat deklaroi se PDK-ja është për vendosjen e kamerave në çdo vendvotim dhe në çdo vendnumërim në tërë territorin e Republikës së Kosovës, dhe do të përkrahë çdo vendim që merr Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Sa i përket disa zërave të zhurmshëm dhe dëshpërues të partisë së tretë opozitare, ato janë fryt i paragjykimeve që kanë për qëllim përgatitjen e elektoratit të saj për humbjen e sigurt që i pret dhe për t’i hedhur nam të keq Kosovës. Ndërkaq, për Ramushin dhe ramushistët e vegjël, Partia Demokratike e Kosovës do të kujdeset që t’iu ofrojë kënaqësi, duke i siguruar që humbjen e thellë do ta përcjellin dhe do ta përjetojnë me kamera dhe live”, deklaroi Stavileci.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›