E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmi me raketa ruse 9 viktima në Ukrainë

Rusët kanë goditur me raketa qendrën e qytetit të Kramatorsk-it në lindje të Ukrainës, duke iu marrë jetën të paktën 9 personave.

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe rreth 56 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi rus me raketa ndaj qendrës së qytetit lindor ukrainas të Kramatorsk-ut, që është nën kontrollin e Kievit por në afërsi të zonave të pushtuara nga rusët. 

Nga raketat u godit një qendër tregtare si dhe restoranti  i cili frekuentohet edhe nga korrespondentët e huaj që mbulojnë luftën që vijon në atë vend.

Mediat lokale raportojnë se ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë të kërkojnë nëpër rrënoja dhe deri tani kanë shpëtuar shtatë persona.  Oleksiy Goncharenko, një deputet ukrainas, ka publikuar në mediat sociale foto të një foshnje që sipas tij është plagosur nga copëza të raketave ruse.

Propaganduesit në televizionet ruse justifikojnë veprimet e ushtrisë së tyre dhe pretendojnë se kanë goditur një objekt ushtarak.  Mesa duket ky fëmijë i vogël ukrainas është objekt ushtarak, u shpreh ai.  Për ngjarjen reagoi edhe presidenti Zelenski i cili tha se akti më I fundit I terrorit I ndërmarrë nga Rusia I dëshmonte botës se ai vend meritonte të mposhtej dhe të përballej me një gjykatë për sulmet që vijojnë ndaj vendit të tij.

Gazetare Elda Pepa

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›