E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmi me thikë, shkrimtari Salman Ruzhdie rrezikon të humbasë syrin, dëmtime të mëdha në mëlçi dhe krahë

Shkrimtari Salman Ruzhdie rrezikon të humbasë një sy nga sulmi i 12 gushtit. Rushdie, autori, shkrimi i të cilit çoi në kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980, është sulmuar teksa do jepte një leksion në New York. Ai u dërgua me helikopter në spital ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë. Agjenti i Ruzhdie, Andrew Wylie sipas Skynews, ka deklaruar se gjendja e tij nuk është e mirë pasi 75-vjeçari ka pësuar prerje nervash në krahë dhe dëmtim të mëçisë. “Lajmet nuk janë të mira. Salman ka të ngjarë të humbasë njërin sy, nervat në krahun e tij janë prerë dhe mëlçia e tij është goditur me thikë dhe dëmtuar”, tha Wylie.

Autori britanik me origjinë indiane po prezantohej para audiencës përpara se të jepte një leksion në Institutin Chautauqua, kur një burrë hyri në skenë dhe e goditi me thikë. Libri i Rushdie, “Vargjet Satanike”, është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë muslimanë e konsiderojnë atë si blasfemi. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›