Sulmi ndaj Bazes, gazetarët në protestë

Komuniteti i Gazetarëve është mbledhur në një protestë para kryeministrisë për t'u solidarizuar kundër dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze.
Gazetari Rezar Xhaxhiu tha për RTV "Ora News" se ky tubim zhvillohet në mbrojtje të fjalës së lirë. Ai e vlerësoi dhunimin e gazetarit Mero Baze një ngjarje të rëndë. "Aktet e dhunës janë banditeske. Pyetja që shtrohet pas kësaj dhunë është se sa të sigurt duhet të ndjehemi ne tani", u shpreh Xhaxhiu.
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa u shpreh i shqetësuar jo vetëm për rastin e fundit, por për dimensionin e frikshëm që ka dhuna mbi fjalën e lirë. "Jemi të shqetësuar për dhunën, për sjelljen informale që ushtrojnë pushtetet e tjera mbi pushtetin mediatik, mbi informalitetin në media", tha Çipa. Ai theksoi se fjala e medias është fjala e publikut ndaj duhet dëgjuar mirë nga ata që qeverisin.
Gazetari Andrea Stefani tha se po ngrihen fryma kundër gazetarëve. Sipas tij, kryeministri Berisha njihet për dhunën ndaj fjalës së lirë. "Por pa lirinë e medias nuk do ketë demokraci. Pushteti i medias duhet të ketë të njëjtën fuqi që kanë pushtetet e tjera", tha ai. Sipas tij, nga të gjitha krahët e politikës sot ushtrohet dhunë.
Gazetari Filip Çakulli tha se agresori i vetëm i medias është kryeministri Sali Berisha. Kineasti Kujtim Çashku theksoi se është i domosdoshëm çlirimi i medias nga pushteti i parasë.
Veç mediave të shkruara dhe vizive në protestë kishte edhe qytetarë të thjeshtë.
Gazetari Mero Baze u sulmua mesnatën e së hënës ndërsa ishte në shoqërinë e disa kolegëve gazetarë në një nga lokalet e Tiranës. Baze është qëlluar disa herë në kokë dhe në trup me sende të forta, duke mbetur i plagosur rëndë.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, sulmi është kryer nga biznesmeni Rezart Taçi si edhe truprojat e tij.