Sulmi ndaj komandove, Panetta mesazh ngushëllimi Imamit
Tiranë- Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta nëpërmjet një telefonate i ka shprehur ngushëllimin për vdekjen e Kapitenit Feti Vogli në Afganistan dhe plagosjen e N/tetarit Aleksandër Peci, ministrit të mbrojtjes Arben Imami.
Në mesazhin e tij Paneta është shprehur se dhimbja për Voglin është edhe për shtetin amerikan. Marrim pjesë në dhimbje dhe lutemi së bashku me familjen e kapiten Feti Voglit, u shpreh Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve
Gjithashtu ai u shpreh se vlerëson gadishmërinë e komandove shqiptarë.
Gatishmëria e trupave tuaja për të luftuar deri në sakrificën e fundit është për tu vlerësuar thellë, tha Panetta.
Ndërsa ministri Imami ka falenderuar Sekretarin e Mbrojtjes për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë.
“Jemi krenar që ushtarët tanë dhe amerikanë luftuan së bashku me kurajë dhe profesionalizëm të lartë”, u shpreh Imami
Shkrime të tjera me interes:
- Sulmi ndaj komandove, Topi dhe Berisha vizitojnë familjarët Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha...
- Ende mister sulmi ndaj komandove shqiptarë, publikohet biografia Tiranë- Ministria e Mbrojtes ka publikuar biografinë e dy komandove...
- Vrasja e komandos, Topi mesazh ngushëllimi familjës Vogli Menjëherë pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes mbi vrasjen e...