E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flasin të afërmit e dy komandove: Si e pritëm lajmin

21-02-2012 / Gazeta 55

++ Xhaxhai i Aleksandër Pecit, Nikollë Peci: Shpresojmë që nipi të Mbijetojë

++ Xhaxhai i Ndriçim Vogli, Fetiut: Ishte një Lajm i pazakontë por na duhet të kemi kurajo pasi ai ra si trimat në krye të detyrës në një mision paqeje

Më dhimbje të madhe është përcjellë dje lajmi për tragjedinë e ndodhur me paqeruajtësit shqiptarë. Të lajmëruar përmes mediave por dhe komandantëve me mision në Afganistan si dhe drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në dy familjet ka pllakosur zia dhe në dyert e shtëpive të tyre kanë nisur lëvizjet e para solidarizuese dhe ngushëlluese. Mirëpo ndonëse në familjen e Feti Voglit tashmë janë bërë të gjithë përgatitjet në pritje të ardhjes së trupit nga Afganistanit, në familjen e Aleksandër Pecit situata ka ndryshuar në orët e vona të mbrëmjes. Pas lajmit të dytë të marrë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura pas komunikimit më komandantin e “Eagle 4” në Afganistan Behar Mara i cili në komunikimin e dytë të tij pohoi se komando Peçi ishte ende në gjendje kome familjarët e tij, të afërm, miqtë, kolegët, ata që e njohin, të gjithë janë në ankth dhe presin që gjendja e tij të përmirësohet. Absolutisht të gjithë lusin zotin që djaloshi 24-vjeçar t’i shpëtojë vdekjes nga plagët e marra dhe nga momenti në moment sikurse deri më tani morën një lajm se ai ishte ende gjallë që t’i sfidojë vdekjen dhe të jetë sërish mes familjes së tij. Familja e Aleksandër Peçit jeton vetëm 5 kilometra nga qendra e Tiranës. I ardhur nga Lekbibaj e Tropojës kjo familje njihet nga të gjithë si një familje e cila gëzon respektin e të gjithëve ndaj dhe mbrëmjen e djeshme në banesën e tyre kishte me dhjetëra bashkëqytetarë të cilët i ngushëllonin. Nikollë Peci xhaxhi i Aleksandërit komenton gjendjen e nipit i cili ndodhet në vdekje klinike. I pyetur nga e mori lajmin Nikolla Peci thotë se: - “Fillimisht lajmin e morëm në media dhe më pas për fat na u desh të merrnin një lajm të mirë që ai ishte në vdekje klinike dhe nuk kishte vdekur. “Shpresoj që nipi të mbijetojë. Kur morën vesh fillimisht lajmin pësuam një tronditje të pazakontë e kur më vonë morëm vesh një lajm të mirë vazhdojnë të shpresojmë që Aleksandri të ia dal dhe jetë sërish mes nesh”-  përfundon prononcimin e tij Nikollë Peci. Ndërkohë përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes kanë qenë në familjen e paqeruajtësit Peci. Situata më e rëndë ishte në familjen Vogli. Tashmë aty gjithçka është bërë gati në pritje të ardhjes së trupit të paqeruajtësit Feti Vogli dhe përcjellës së tij në banesën e fundit. Ndonëse me dhimbje në sytë e të gjithë të afërmeve të tij shikoje që ata nuk fshihnin atë që nën zë flisnin për trimin që ra në një mision paqeruajtës. Të gjithë vlerësojnë guximin e tij për të shkuar në një mision që kishte si qëllim vënien e paqes në një zonë të trazuar si Afganistani. Xhaxhai i Fetiut, Ndriçim Vogli thotë se: - “Lajmin e morëm vesh nga shokët e  tij. Fillimisht na u tha se ishte i plagosur por më pas mësuam së ai kishte vdekur. Sigurisht që ishte një Lajm i pazakontë por na duhet të kemi kurajo pasi ai ra si trimat në krye të detyrës në një mision paqeje”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›