Sulmi ndaj selisë së PS-së, Nufi: Akt i papranueshëm ndaj pluralizmit dhe demokracisë

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka dënuar sulmin ndaj selisë së Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet e pluralizmit politik dhe demokracisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Nufi thekson se kundërshtimi politik në një shoqëri demokratike duhet të shprehet përmes argumenteve dhe votës, dhe jo përmes dhunës.
“Ky nuk është akt proteste, por sulm ndaj pluralizmit dhe demokracisë! Në demokraci kundërshtari politik përballet me argumente dhe vote, jo me zjarr, gurë e dhunë”, shkruan Nufi.
Nufi kujton vitin 1997, duke pretenduar se edhe në atë periudhë nuk ishin prekur selitë e partive politike. Ai e cilëson sulmin si “akt fashist” dhe shprehet se ekstremizmi kërcënon paqen sociale dhe demokracinë.
“Shqipëria nuk është shesh beteje për ideologji radikale. Ndal dhunës politike”, tha Nufi.
/e.i/a.f/