Sulmi në Afganistan, vdes 1 komando shqiptar, tjetri në gjendje kome
KANDAHAR- Dy komando shqiptarë janë sulmuar sot në Afganistan. Ngjarja është regjistruar në Kandahar, në orën 15:05, ku në drejtim të komandove të Kontigjentit “Eagle-4”, është hapur zjarr prej efektivëve të policisë afgane, sic njofton Ministria e Mbrojtjes.
Prej sulmit u raportua fillimisht se mbetën të vrarë dy komandot shqiptarë Kapiten Feti Vogli, 31 vjec nga fshati Shpat i komunës Baldushk në Tiranë dhe specialisti i armatimit Aleksandër Peci 23 vjec nga Lekbibaj i Tropojës, por pak orë më vonë u deklarua se Peci ndodhej në vdekje klinike, duke lënë të hapura shpresat se ai mund të mbijetojë.
Ministria e Mbrojtjes sqaroi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Robat 2, në Kandahar ku Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri Vogli, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, janë sulmuar teksa ishin në mision patrullimi.
Ata kishin detyrë të patrullonin dhe siguronin jetën e “personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, të cilët po zhvillonin një takim për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat. Por papritur, në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policisë lokale.
Po sipas njoftimit të ministrisë, gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit “Eagle-4", ndërsa njëri prej tyre humbi jetën në spital. Ndërkohë që mësohet se janë arrestuar 11 policët afganë, që hapën zjarr në drejtim të efektivave tona.
Kjo është hera e parë që një komando shqiptar, pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s humb jetën në Afganistan. Komadot ishin pjesë e misioni të forcave paqeruajtese “Eagle 4″ i cili është nisur për në Afganistan më 16 janar 2012.
Xhaxhai i Pecit: Shpresojmë që Aleksandri të shpëtojë
Ora 21:07- Xhaxhai i Aleksandër Pecit, Nikoll Peci në një komunikim për News 24 rrëfen momentet e tronditjes së familjes kur pësuan lajmin e hidhur. Ai u shpreh se fillimisht morën lajmin që Aleksandri ishte plagosur, më pas që kish vdekur e së fundmi se ai ndodhej në gjendje kome. Pikërisht ky lajm i fundit mbylli derën e mortit që familja kishte hapur prej dy orësh.
“Morëm një lajm shumë të hidhur, pësuam një tronditje të pazakontë, kur na thanë se ka vdekur. Por dy orë më pas na thonë që ai nuk ka vdekur, shpresojmë që të ketë kismetin të jetojë”, deklaroi ai për News 24.
Ai rrëfeu gjithashtu se Aleksandri ka komunikuar mbrëmë për herë të fundit me të atin. Nga familjarët mësohet gjithashtu se 23 vjecari ishte i fejuar prej 8 muajsh, ndërsa me kthimin e tij në korrik do të bënin edhe dasmë.
Xhaxhai i Feti Voglit: Lajmin e morëm nga shokët e tij
Ora: 20:50 - Gazetarët e News24 mbërritën menjëherë në familjen e komandantit Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës në Kandahar. Gazetari Spartak Koka bisedoi me xhaxhain e komandantit, Ndriçim Vogli, i cili bëri të ditur se lajmin e hidhur e kishte marrë nga shokët e Fetiut, të cilët i kishin thënë fillimisht se nipi i tij ishte plagosur rëndë.
31-vjeçari Feti Vogli ishte i martuar dhe ka lënë jetime një vajzë të vogël, vetëm 3 vjeç.
Familjarët: Aleksandër Peci në vdekje klinike
Ora 20:10- Gazetari i News24 Erjon Skëndaj, i ndodhur pranë familjes së komandos Aleksandër Peci, deklaron se aty është ndezur një fije shprese se ai mund të jetë gjallë.
Sipas tij “Dy ushtarakë të repartit të Zall Herrit kanë sjellë një lajm tjetër në familjen Peci. Sipas tyre 23 vjecari është në gjendje të rëndë, në vdekje klinike. Ai mbahet në jetë me aparatura”.
Ministria e Mbrojtjes: FA humbën dy ushtarë të zotë
Ora 18:30- Në një konferencë për shtyp, Ministria e Mbrojtjes sqaroi edhe njëherë se vrasja e dy komandove shqiptarë në Kandahar është bërë nga “një grup personash të veshur me uniformën e policiëve afgane”.
Ministria e Mbrojtjes ngushëllon familjet e tyre duke theksuar se, “Forcat e Armatosura humbën dy ushtarakë të zotë, të devotshëm, të përgatitur më së miri për plotësimin e detyrave në shkallë shumë të lartë vështirësie, ndërsa familjet humbën njerëzit e dashur. Janë marrë të gjitha masat për riatdhesimin, ceremonialin e ndërimit dhe mbështetjen financiare të familjeve”, thuhet në njoftim.
Trupi diplomatik: Ngushëllime për familjarët e viktimave
Ora 18:10- Trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë ka përcjellë me dhimbje humbjen e jetës së komandove shqiptarë në Afganistan.Në një mesazh ngushëllimi ambasadorët shprehën mes të tjerash se vlerësojnë kontributin e vendit tonë në Afganistan dhe rolin e forcave tona paqeruajtëse. Në mesazhin e tyre ambasadorët shprehin ngushëllime për familjarët e viktimave.
Misioni “EAGLE 4” në Afganistan
Dy komandot shqiptare që humbën jetën sot në afërsi të Kadaharit ishin pjesë e misionit “EAGLE 4” që u nisën nga Tirana drejt Afganistanit në 16 janar të këtij viti.
“EAGLE 4” ishte kontigjenti i 10-të paqeruajtës, të cilit iu bashkuan edhe 5 efektivë të Policisë së Shtetit, të gjithë pjesë e kontigjentit OMLT 2, të ekipit trajnues të policisë afgane.
Kontingjenti “EAGLE 4” përbëhej nga 45 efektive të Batalionit të Forcave Speciale. Ky kontingjent zëvendësoi kontingjentin “EAGLE 4”, i cili ndodhej me mision luftimi në terren, në vijën e parë të frontit të luftës në Kandahar, Afganistan.
Kontingjenti “EAGLE 4” u atashua pranë Komandës së Forcave Speciale Amerikane dhe drejtohej nga Nënkolonel Behar Mara. Ky kontigjent eshtë në përbërje të komandës së forcave italiane në Herat dhe drejtohet nga Nënkolonel Arben Kingji.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi: Treguan heroizëm për vlerat e demokracisë Rama: Sakrifica e tyre sublime, kontribut i paçmueshëm Trupi diplomatik shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave 20 janar, ushtari afgan vrau 4 francezë, Parisi pezulloi operacionet VIDEO: Ministria e Mbrojtjes: FA humbën dy ushtarë të zotë