E Diel, 1 Nëntor 2026

E pabesueshme: Jetoi 2 muaj në makinën e mbuluar me dëborë

SUEDI - Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Suedi, ku një njeri ka mbijetuar për 2 muaj, i bllokuar në makinën e tij nën dëborë.

Ai është 44 vjecari Peter Skyllberg, i cili mbeti i bllokuar në makinën e tij të mbuluar me dëborë që në datën 19 Dhjetor të vitit të kaluar, në acar, pa ushqim dhe asnjë mjet tjetër për plot 2 muaj.

Disa kalimtarë vunë re makinën dhe njeriun që ndodhej brenda saj, të cilin e dërguan menjëherë në spital.

Sa për mënyrën se si ai arriti të mbijetojë kaq gjatë në temperatura deri në -30 gradë Celsius, pa ushqim dhe vetëm duke ngrënë dëborë, Dr. Ulf Segerberg, drejtor i Spitalore Universitare Norrland, i referohet fenomenit "banesë eskimeze" dhe argumenton se trupi i Skyllberg ka rënë në një lloj letargjie.

Vetë 44 vjecari deri tani ka refuzuar të intervistohet. Ai thjesht dëshiron të rimëkëmbet nga pasojat e kësaj përvoje të rrallë.

(An.Jo/Balkanweb)
Lidhje te tjera FOTO: Dy muaj në dëborë, i mbijeton të ftohtit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›