E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi në Francë, Sarkozy: Të shtënat në Toulouse, tragjedi kombëtare

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, tha sot se sulmi me të shtëna në një shkollë hebrenje, në pjesën jugperëndimore të Francës, ku u vranë katër persona, tre prej tyre fëmijë, është një “tragjedi kombëtare”. “Ky është tmerr. Kjo është tragjedi. Nuk mund ta shpjegoj arsyen për këtë. Nuk e pranoj idenë se dikush mund t`i vrasë njerëzit në shkollën hebrenje. Është tragjedi”, tha Sarkozi, teksa po vizitonte vendin e incidentit të rëndë në qytetin Toulouse. Më tej, Sarkozy tha se ka “ngjashmëri habitëse” ndërmjet sulmit të sotëm dhe sulmeve të ndara javën e kaluar, nga të cilat u vranë tre ushtarë nga një person i armatosur, në këtë rajon. Ai ka premtuar se autoritetet do t`i sjellin autorët e krimeve para drejtësisë. Prokurorët anti-terror francezë kanë shpallur lansimin e hetimeve për të shtënat në shkollë dhe për dy incidentet e javës së kaluar. Dëshmitarët thanë se sulmi në shkollën hebrenje në Toulouse ishte kryer nga një person i armatosur në motoçikletë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›