Sulmi në Gjermani, reagon ministri Hasani: Thellësisht të tronditur, nuk ka shqiptarë të lënduar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pas sulmit në Gjermani mbrëmjen e sotme, i cili la pas dy viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Ministri i ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe ka dënuar sulmin.
Ministri Hasani: Thellësisht të tronditur nga lajmi për sulmin mizor në Magdeburg, i cili ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë një periudhe që duhej të ishte e gëzueshme.
Zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë. Sipas informacioneve paraprake, deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar!
Deeply shocked by the news of the atrocious attack in Magdeburg that has left dozens of families devastated during what should be a joyful season.
Our hearts go out to the victims, their families, and the people of Germany during this difficult time.@ABaerbock…
— Igli Hasani (@IgliHasani) December 20, 2024
Të paktën dy persona janë vrarë dhe mbi 68 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e përplasjes së një makine në turmën e një tregu Krishtlindjesh në qytezën lindore gjermane, Magdeburg.
Agjencia e lajmeve dpa ka thënë se shoferi i makinës është arrestuar.
Burimet brenda sigurisë i kanë thënë kësaj agjencise se burri i arrestuar nuk ka qenë në radarin e institucioneve për zbatim të ligjit, dhe as nuk është njohur si islamist.
Sipas gjetjeve fillestare, burri dyshohet se është rreth moshës 50-vjeçare dhe është nga Arabia Saudite.
Zëdhënësi i qytezës Magdeburg, Michael Reif, që gjendet rreth 150 kilometra në jugperëndim të Berlinit, ka thënë se incidenti duket se ka qenë i qëllimshëm.
“Vlerësimi fillestar është që ka pasur sulm në tregun e Krishtlindjes”, ka thënë Reif për median gjermane MDR.
“Janë disa viktima. Brigada e zjarrit dhe policia janë në skenën dhe po trajtojnë të plagosurit”.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se raportimet sinjalizojnë se diçka e keqe ka ndodhur, dhe ka thënë se bashkëndjen me familjarët e viktimave.
Dëshmitarët kanë thënë se makina është nisur qëllimshëm drejt turmës së njerëzve.