E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Diaspora pjesa më e rëndësishme e kombit tonë”, ministri Hasani: Të ruajmë dhe të mbajmë gjallë rrënjët dhe identitetin kombëtar

Ditën e sotme po mbahet takimi i 4-ët vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës.

Pjesë e takimit është ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Ministri Hasani tha se Diaspora është pjesa më e rëndësishme e kombit tonë dhe është e rëndësishme që të ruhet gjuha, tradita, kultura dhe të përcillet brez pas brezi.

Ministri Hasani: Ky takim ka për qëllim të përcaktojë hapat e ardhshëm në hartimin e politkave konkrete për ruajtjen e identitetit kulturor, gjuhësor por dhe traditave tona. Ky takim synon të nxisë vlerat që afirmojnë jo vetëm identitetin kombëtar por edhe frymën kombëtare të shqiptarëve. Ky është një moment i mirë për të përcaktuar një rrugë të qëndrueshme për vitin e ardhshëm duke forcuar politikën për diasporën dhe integrimin e saj në shoqërinë shqiptare.

Është një mundësi e mirë që të sigurojë rritjen dhe integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajonin ndërkombëtar për të kontribuuar në zhvillimin e përbashkët. Diaspora është pjesa më e rëndësishme e kombit tonë. Përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën apo traditat tona janë të rëndësishme dhe është e nevojshme që të orfojmë mundësi edhe për rininë që të rritet me njohuri të thella për historinë e saj. Të gjithë kemi një mision të përbashkët, të ruajmë dhe të mbajmë gjallë rrënjët, identitetin kombëtar, gjuhën, traditat dhe t’i kalojmë ato brez pas brezi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›