E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmi në Izrael, Borrell: BE bën thirrje për vetëpërmbajtje, konflikti të mos përhapet

Bashkimi Evropian dënoi sulmin terrorist vdekjeprurëse në Izrael dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje. Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dënoi gjithashtu lëshimin e raketave nga Rripi i Gazës dhe Libani.

“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Në të njëjtën kohë, çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale. BE-ja bën thirrje për ndarje të menjëhershme të dhunës. Çdo gjë duhet të bëhet për të parandaluar që konflikti të përhapet. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale, të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare”, tha Borrell.

Tensionet izraelito-palestineze u përshkallëzuan që kur policia izraelite u përlesh me palestinezët brenda xhamisë Al-Aksa të Jerusalemit në Malin e Tempullit.

Borrell shtoi se “status quo-ja e të gjitha vendeve të shenjta duhet të ruhet”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›