E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zelensky ndan iftarin me ushtarët myslimanë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndau Iftarin me ushtarët myslimanë ukrainas që kremtonin Ramazanin, në atë që ai tha se do të bëhej një “traditë e re respekti” e përvitshme.

Iftari është vakti që prish agjërimin ditor gjatë muajit të shenjtë islam të Ramazanit.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në darkën që përfshinte liderët e Mejlisit, organi më i lartë ekzekutiv-përfaqësues i Krimesë dhe përfaqësuesit e klerit mysliman, Zelensky falënderoi komunitetin mysliman.

Ai tha se muaji i Ramazanit “respektohej kudo në Ukrainë madje edhe në vijën e parë, edhe në kushte luftarake”.

Që nga pushtimi i paprovokuar i Moskës në shkurt 2021, Ukraina ka nisur sulme të shumta kundër pozicioneve ruse në Krime, e cila më parë ishte aneksuar nga Moska në 2014 dhe aktualisht është nën kontrollin e Kremlinit .

Zelensky është zotuar vazhdimisht se do të çlirojë Krimenë, për të cilën ai thotë se mbetet “pjesë e popullit dhe shoqërisë ukrainase citon CNN.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›