Sulmi në Izrael/ Shkon në 40 numri i viktimave, mbi 700 persona të plagosur

Ka shkuar në 40 numri i viktimave në Izrael, pas sulmit me raketa nga Hamasi. Sipas Ministrisë izraelite të shëndetësisë, 779 persona kanë mbetur të plagosur.
Si përgjigje, Izraeli nisi sulmet në Gaza, ku sipas zyrtarëve lokalë palestinezë, janë vrarë 198 persona dhe janë plagosur rreth 1610 persona.
Izraeli deklaroi se kishte filluar të sulmonte objektiva në Rripin e Gazës në përgjigje të “breshërisë së raketave” që ishin pjesë e një sulmi të paprecedentë nga Palestina.
Pas sulmit me raketa, dhjetëra persona të armatosur nga Hamasi depërtuan në Izrael, duke shkaktuar beteja me armë në disa komunitete.
Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli është në luftë, duke kërcënuar Hamasin për “përgjigje të ashpër”./ BBC
/rtsh.al/