Sulmi ne Koplik vdes 45-vjecari

Humb jetën në spital 45-vjeçari Xhevdet Metaj, i cili u plagos mbrëmë në Koplik. Policia ndërkohë ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit 45-vjecarin Rasim Haxhiaj, i cili ka qëlluar për motive hakmarrjeje.
Metaj bashke djalin e tij, u qëlluan një natë më parë me armë zjarri. Pas ngjarjes të lënduarit u sollën me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Babai nuk arriti të mbijetojë, ndërkohë që mjekët po përpiqen të shpëtojnë jetën e djalit.
Javën e shkuar u regjistruan tre krime të rënda, me pasojë vdekjen e katër personave.
Kështu në Bulqizë Bajram Muca vrau me thikë bashkëshorten e tij 70-vjecare, Vera Muca, për motive ende të pasqaruara, ndërsa policia arriti në kohë në venngjarje përpara se i moshuari të vriste veten.
Ndërsa në Shkodër një 22-vjecar qëlloi me armë zjarri gruan e tij të mitur që ende s’i kishte mbushur 18 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit në ambjentet e brendshme të konviktit të shkolles industriale. Dy bashkeshortet jetonin prej disa muajsh bashkë në një dhomë të këtij konvikti.
Ndërsa një polic në Peqin u vra gjate operacionit për kapjen e grabitësve të një transformatori elektrik.
Zabit Caka, 51 vjec, polic baba i pese femijeve, nje djale dhe kater vajzave mbeti viktimë dhe pas tij vrau veten edhe autori Leonardo Tabaku, biznesmen, i martuar dhe me dy femije.
Nje transformator qe sherbente per furnizimin me uje nepermjet pompave ishte vjedhur ne kete vend dhe policia pas zevendesimit kishte marre nen vezhgim zonen. Mbremjen e djeshme me ane te nje telefonate komisariati policise se Peqinit u njoftua se po vidhej serish transformatori. Drejt ketij vendi u nis nje grup i gatshem te cilet gjeten shtetasin Leonardo Tabaku.
I kapur ne befasi ai qelloi me arme zjarri,nje pushke dhe vrau policin Zabit Caka. Policet e tjere gjeten më vone pa jete shtetasin Leonardo Tabaku, te dhenat e para flasin per nje vetevrasje.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Zjarre në Berat e Elbasan
Repartet zjarrfikëse, forcat e ushtrise dhe banoret e zones munden te ndalin zjarret e shperthyera ne periferi te qytetit te Beratit duke mbajtur larg vatren nga zona muzeale.
Fushë Krujë, tritol ndaj fabrikë së çimentos
Rikthehen atentatet me tritol që kanë si objektiv fabrikën e çimentos në Fushë Krujë. Tre shpërthime të fuqishme u regjistruan rreth mesnatës në afërsi të kësaj fabrike fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Koplik, plagosen babë e bir
Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së të hënës në Koplik të Malësisë së Madhe. Procesi i Gërdecit “kopjon” videon e Metës
Gjyqi i Gërdecit ka nisur me suprizat e radhës nga avokatët mbrojtës. Vlorë, zjarr në Karaburun
Prej disa ditesh pyjet dhe zonat me shkurre ne gadishullin e Karaburunit jane duke u djegur.
Lajmet kryesore
Greva, ACR tërhiqet
Drejtuesit e sindikatave: Dërguan letër, duan marrëveshje
Spahiu: Po plotësohet rekomandimi i Athinës
Kabllogramet, “drejtësia të hetojë”
Zjarre në Berat e Elbasan
CEZ, kundër ERE-s për kontratën e re