Presidenti Biden udhëton sot drejt Arabisë Saudite, do takohet me Princin Mohammed bin Salman

Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë sot për në Arabinë Saudite ku do të takohet me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe babain e tij, mbretin Salman.
Temat e diskutimit për liderët do të përfshijnë furnizimin me energji, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin e sigurisë.
Arabia Saudite është prodhuesi më i madh i naftës në botë dhe përpjekja për rivendosjen e marrëdhënieve pason një rritje të çmimeve të naftës, e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Biden pritet të nxisë zyrtarët sauditë që të angazhohen për rritjen e prodhimit ndërsa do të ketë në vëmendje edhe të drejtat e njeriut.
Biden do të bëhet presidenti i parë amerikan që do të fluturojë drejtpërdrejt në Arabinë Saudite nga Tel Avivi, gjë që shihet si një shenjë e vogël por domethënëse e pranimit në rritje të Izraelit nga Riadi pas dekadash bojkoti në solidaritet me palestinezët.
/rtsh.al/