E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmi në tubacionet e Nord Stream, Ukraina mohon përfshirjen në shpërthimet e gazsjellësit

Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në sulmin e shtatorit në tubacionet Nord Stream, të cilat u ndërtuan për të transportuar gaz natyror rus në Gjermani.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas, tha se Ukraina “absolutisht nuk ishte e përfshirë”.

Reagimi vjen pas një raporti nga New York Times, i cili citon zyrtarë anonimë të inteligjencës amerikane që sugjerojnë se një grup pro-ukrainas ishte fajtor për sulmin në tubacionin e gazit Nord Stream, raporton BBC.

Moska ka fajësuar Perëndimin për shpërthimet dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që t’i hetojë në mënyrë të pavarur ato.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov vuri në dyshim se si SHBA mund të bënte supozime pa një hetim.

“Natyrisht, autorët e sulmit duan të largojnë vëmendjen,” tha ai.

Udhëheqësit e NATO-s dhe perëndimorëve nuk kanë akuzuar drejtpërdrejt Rusinë për sulmin e tubacioneve të veta, megjithëse BE-ja ka thënë më parë se Rusia përdor tubacionet e saj të gazit si një armë kundër Perëndimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›