Sulmi në zyrat e OKB-së, 16 të vrarë

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi në kompleksin e Kombeve të Bashkuara në Abuja të Nigerisë.
Kryqi i Kuq nigerian tha se ka “regjistruar 16 trupa të vdekur dhe 11 të plagosur”.
I njëjti burim vë në dukje se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh, pasi disa trupa janë larguar para se Kryqi i Kuq të arrinte në vendin e ngjarjes.
Dëshmitarët thanë se kamioni i mbushur me eksploziv ka shpërthyer në hyrje të kompleksit.
Disa pjesë të ndërtesës, ku ndodhej pjesa më e madhe e zyrave të OKB-së, janë shkatërruar.