Obama: Kujdes, uragani “Irene” historik

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama u ka bërë thirrje amerikanëve që të marrin shumë seriozisht kërcënimin e uraganit “Irene”, i cili do të përplaset në orët në vijim, në bregun lindor të SHBA-ve.
“Uragani është shumë i rrezikshëm. Nëse duhet evakuimi, bëjeni”, ka qenë apeli i kreut të Shtëpisë së Bardhë.
“Të gjitha premtimet tregojnë se Irene është një uragan historik dhe ne po marrim situatën shumë seriozisht”, ka shtuar Obama.