E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohen përfaqësitë amerikane. VRITET ambasadori amerikan në Libi dhe tre anëtarë të stafit të tij (FOTO)

(E PERDITESUAR)- Agjencia Reuters raporton se katër amerikanë janë vrarë pas një sulmi ndaj konsullatës së SHBA në Bengazi të Libisë. Mes të vrarëve është edhe ambasadori amerikan në Libi, J.Christopher Stevens. Tre të tjerët janë anëtarë të stafit të tij.

Raportimet e para për shkaqet e vdekjes së tyre janë kontradiktore. Një zyrtar libian tha se ata u vranë kur dikush qëlloi me granatë ndaj tyre. Të tjera burime thonë se ata janë asfiksuar nga tymi kur konsullata mori flakë.

Shkaku i protestave ka qenë një film për profetin Muhamed.

Dëshmitarët thanë se konsullata është djegur, ndërkohë që fotot e mëposhtme e konfirmojnë diçka të tillë.

Filmi që ka provokuar ndjenjat e myslimanëve është përgatitur nga një izraelito- amerikan. Filmi është në anglisht dhe ka titra në arabisht. Autori i filmit, Sam Bacile nga Kalifornia, deklaroi se e sheh Islamin si një kancer. Ai arriti të mbledhë 5 milion dollarë për këtë film, me ndihmën e donatorëve hebrenj.

Pjesë të këtij filmi kanë nisur të shpërndahen në YouTube. Aty profeti mysliman portretizohet si mashtrues. Në film ka pamje të profetit duke bërë seks e duke bërë thirrje për masakra. Në film Muhamedi, i luajtur nga një aktor amerikan, cilësohet si bastard, përdhunues dhe ngacmues fëmijësh.

Myslimanët nuk e lejojnë shfaqjen e Muhamedit, aq më pak në mënyra fyese.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›