Sulmohet Top Channel

Sulmohen dhe demtohen ambjentet e Top Channel tek ish ekspozita “Shqiperia sot”.
Menjehere pas aktit vandal, Top Channel eshte drejtuar me nje padi penale per shkaterrim te ambienteve te saj me dashje, ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, si edhe ne Drejtorine e Policise. Ne padi, Top Channel ka kerkuar gjetjen dhe venien perpara pergjegjesise te personave te cilet shkaktuan deme te konsiderueshme si edhe vune ne rrezik jeten e punonjesve qe ishin brenda studiove te Top Channel. Ne vendin e ngjarjes, menjehere pas ketij akti vandal ka mberritur Policia e Rendit dhe ajo bashkiake dhe perfaqesues te Prokurorise se Tiranes, te cilet kane filluar hetimet. Pas verifikimeve policore ne vendin e ngjarjes brenda studiove te Top Channel si edhe matjeve te demtimeve te shkaktuara, dosja i ka kaluar Prokurorise se Rrethit Tirane. Oficeret e policise kane marre ne pyetje edhe deshmitare qe gjendeshin ne vendin e ngjarjes kur ndodhi edhe akti i dhunes ndaj studiove te Top Channel. Cenimi i ambjenteve te Top Channel me nderhyrjen ne ambjentet tek ish ekspozita “Shqiperia sot” ka nisur disa dite me pare. Top Channel i eshte drejtuar qe atehere organeve perkatese, policise dhe Prokurorise se Tiranes per te marre masat e menjehershme, ndalimin dhe venien perpara pergjegjesise penale te autoreve te kesaj ngjarjeje te rende. Gjithashtu, nderhyrja dhe demtimi i ambjenteve tek ish ekspozita “Shqiperia sot” ka vene prej disa ditesh ne rrezik jeten e punonjesve te Top Channel. Top Channel i eshte drejtuar po ashtu me nje kerkese, Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, duke kerkuar nderhyrjen e saj per sa kohe ka nje kontrate te rregullt me te dhe ploteson ne menyre shume te rregullt detyrimet ndaj saj. Nderkaq, ne Gjykaten e Rrethit Tirane po zhvillohet edhe nje proces gjyqesor per ceshtjen e ambjeneve tek ish ekspozita “Shqiperia sot”.