Sulmohet autobusi i linjës Athinë-Tiranë

Një autobus i linjës Athinë-Tiranë është sulmuar me bomba molotov në Greqi në vendin e quajtur Qevalovrisi.
Sipas informacioneve të fundit në autobus nuk ka të lënduar, ndërkohë që ka patur panik mes pasagjerëve.
Policia helene ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij akti, ndërsa ende nuk dihen autorët e këtij sulmi.