E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Klani i Ramës fiton 80 për qind të lejeve të ndërtimit

Bregu, Ramës: Nuk i mbulon gjobat me akuza qesharake.Rama, sulm mbi biznesmenë dhe kontrata ligjore

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, denoncon aferat korruptive të kreut socialist, Edi Rama, dhe i bën të qartë se nuk mund të mbulojë gjobat miliona euro ndaj kompanive të ndërtimit me akuzat për biznesmenë dhe kontrata ligjore. Znj. Bregu akuzoi sërish dje z. Rama si burracak që fshihet pas sekserëve me emra kafshësh të buta dhe grave të keqpërdorura. Përveç kësaj, ministrja e Integrimit kërkoi prej tij të japë përgjigje për aferat korruptive, sipas saj, për ndërtimet te liqeni, qytezën Delijorgji dhe pse 80% të lejeve në Tiranë i fitojnë vetëm 4 firma.
Lidhur me kërkesën e socialistëve, zonja Bregu u shpreh se i përgjigjet vetëm ligjit, jo atyre që i quajti kurthe të opozitës apo tellalleve të keqpërdorura si deputetja Ermonela Felaj. Bregu akuzoi Ramën si hajdut që vjedh nën emra kafshësh të buta, ndërsa theksoi se fakti që ai është bërë pis i tëri, snjeh as familje dhe as miqësi, smund të nxijë imazhin e familjes Ajazi. Bregu i drejtohet kryesocialistit Rama duke i thënë se nuk mund të mbulojë gjobat prej miliona eurosh ndaj kompanive të ndërtimit, duke ngritur akuza qesharake për biznesmenë e kontrata ligjore. Je burracak që fshihesh pas sekserëve me emra kafshësh të buta dhe grave. Dil dhe jepu përgjigje shqiptarëve për aferat korruptive për ndërtimet tek liqeni, qytezën Delijorgji dhe përse 80 për qind të lejeve në Tiranë i fitojnë vetëm katër firma", - vijon Bregu në reagimin e saj. Ajo vazhdon duke iu drejtuar Ramës: "Ti që je bërë pis i tëri, nuk më bën dot pis mua dhe familjen, pasi nuk ke vetë një të tillë". Ministrja Bregu bëri të qartë se u ka dhënë përgjigje dhe do t'u përgjigjet gjithmonë ligjeve dhe institucioneve dhe jo, sipas saj, kurthit të pistë të Ramës.

Deklarata e plotë e znj. Bregu

Në respekt të bindjes sime të pandryshueshme për rolin e grave në politikë, dje iu përgjigja tellalles Felaj në vend të urdhëronjësit Rama. Sot po i drejtohem Edvin Kristaq Ramës që për të dytën ditë radhazi në përpjekje mjerane qesharake për të mbuluar gjobat e sekserëve të tij për 12 vite rresht; për çdo leje ndërtimi të dhënë në Tiranë; për të mbuluar gjobën e tij prej 20 për qind apo miliona euro për ndërtimin e qytezës tek zona e liqenit nëpërmjet sekserit të tij Lepuri; për të lënë në harresë qytezën Delijorgji dhe faktin që 80 për qind e lejeve të ndërtimit në Tiranë i marrin vetëm katër firma seksere të tij, u mor me kuotat modeste të kunatit tim në Consorcium Diteko sh.p.k prej 6 partnerësh që kanë nënshkruar një kontratë ligjore të rregullt dhe që po brenda ligjeve dhe rregullave kanë fituar të drejtën për të investuar me paratë e tyre në energjitikë.
Ti burracak dymetrosh, ke ditë që sdel pas shpalljes së skandalit të fundit të sekserëve të tu; ti burracak dymetrosh, që përdor gratë për përbaltje dhe për flijim; ti që vjedh nën emra kafshësh të buta, ti që snjeh as familje, as miqësi, gjej guximin sadopak të kesh, të dalësh, të përballesh me akuzat për korrupsionin tënd galopant 12-vjeçar dhe miliona euro.
Ti që je i bërë pis i tëri, nuk më bën pis dot mua dhe familjen, vetëm se një të tillë nuk e ke vetë, nuk mund të pastrohesh duke bërë pis të tjerët, ti që jeton mes dyzimit e mbretërisë së frikës, nuk mund të bësh gjë tjetër si pinjoll Blloku që je, veçse të jetosh në kohën e biografive. Duke mos qenë i aftë të gjeje dhe shkeljen më të vogël në kontratë, përdore sot përsëri një grua për të na kujtuar të gjithëve se ti që ke marrë badigardë të kthyer në ndërtues dhe i ke bërë politikanë, rrobaqepës të kthyer në pronarë restorantesh dhe sot politikanë, ti ish-piktor i dështuar i kthyer në menaxher grykës i kryeqytetit, na the sot se që të kesh restorant, duhet të jesh kuzhinier, që të kesh mobilieri, duhet të jesh marangoz e që të investosh në energjetikë, duhet të jesh inxhinier hidrik. Shqiptarët presin përgjigjen nga ti për akuzat e bëra përditë me radhë për kontratat e trojeve të ndërtimit, ku ti je pjesë në emër të sekserëve të tu lepuj. Unë i jam përgjigjur dhe do ti përgjigjem ligjit e institucioneve, dhe jo kurthit tënd të pisët.

PS, akuza pa fakte mbi familjen Ajazi

Partia Socialiste shfaqet sërish para publikut pa fakte konkrete, ndërsa hedh akuza të reja ndaj ministres së Integrimit, Majlinda Bregu.

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, deklaroi dje se kunati i ministres ka përfituar koncesione për ndërtimin e HEC-eve pavarësisht se ai ka të regjistruar në QKR biznes diskosh e mobiliesh. "A ka marrë kunati juaj ndonjë kualifikim tjetër për të përfituar koncesionet?", - pyeti Felaj. Ajo tha se kunati i ministres është aksioner 15% për ndërtimin e më shumë se një HEC-i, ndryshe nga sa tha Bregu. Deputetja Felaj duke iu drejtuar ministres Bregu, tha se ajo duhet të pyeste edhe një herë bashkëshortin e saj për ndonjë lidhje me ndonjë kompani në energjitikë. "Konsultohuni edhe një herë me kunatin dhe bashkëshortin tuaj dhe na jepni një përgjigje të sinqertë, jo si ajo dje", - tha Felaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›