E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet faqjae internetit e gjykatës që dënoi “Pussy Riot”

Hakerat kanë sulmuar faqen e internetit të gjykatës ruse, e cila dënoi me nga dy vite burg tre anëtaret e bandës së rrokut “Pussy Riot”.

Në faqën e internetit të gjykatës Kamovniçeski të Moskës, hakerët postuan slogane në mbështetje të “Pussy Riot”, komente të ndryshme dhe një video-klip të këngëtarit homoseksual të Bullgarisë, Azis.

Një zëdhënës i gjykatës konfirmoi sulmin e bërë.

Tre anëtarët e grupit “Pussy Riot” u shpallën fajtore të premtën e kaluar nën akuzën për huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare pas performancës së tyre në një katedrale ortodokse në Moskë në muajin shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›