E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uashingtoni kritikon deklaratat e Assange

Administrata e Obamës akuzoi themeluesin e WikiLeaks-it, Julian Assange se po bën “deklarata të ashpra” për gjykimin e tij në Shtetet e Bashkuara me qëllim të shpërqëndrimit të vëmendjes nga akuzat për keqtrajtim seksual me të cilat do të përballej në Suedi.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se rasti për krime seksuale i Assange nuk ka të bëjë asgjë me Shtetet e Bashkuara apo çështjen e publikimit të dokumenteve sekrete të Uashingtonit nga ana e WikiLeaks-it.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, kritikoi Ekuadorin se i ka ofruar azil Assange.

Gjatë një fjalimi që mbajti të dielën nga ballkoni i ambasadës së Ekuadorit në Londër, Assange e quajti vetën viktimë të “gjuetisë së shtrigave” nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa i kërkoi presidentit, Barak Obama, të ndërprejë hetimet ndaj WikiLeaks-it dhe mbështetësve të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›