E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë kryeministri i Etiopisë

Ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare kryeministri i Etiopisë, Melez Zenavi.

Televizioni shtetëror raportoi se Zenavi ka vdekur të hënën pas një “infektimi të papritur” kur po trajtohej në një spital jashtë vendit.

Meles ishte shtruar në spital në muajin korrik, ndërsa nuk janë dhënë detaje për arsyet se përse ishte shtruar.

Ish-lideri i guerilas ishte në krye të vendit që pas dëbimit nga pushteti të Mengistu Haile Mariam në vitin 1991.

Televizioni shtetëror njoftoi se zëvendëskryeministri e njëherazi ministri i jashtëm i Etiopisë, Hailemariam Desalegn, do të kryejë rolin e kreut të ekzekutivit të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›