E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet ndërtesa e CIA-s në Kabul

Një incident është shënuar në ndërtesën e CIA-s në Kabul. Zyrtarët amerikanë dhe afganë kanë deklaruar se janë dëgjuar të shtëna armësh por nuk ka njoftime për viktima, ndërsa vijojnë ende hetimet.

Incidenti vjen dy javë pasi militantët qëlluan me raketa dhe armë ndaj ambasadës amerikane në kryeqytetin afgan, ndaj selisë së NATO-s dhe ndërtesave të tjera qeveritare.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar agjensinë pakistaneze të inteligjencës për mbështetje të rrjetit militant, Hakani, në sulmet e 13 shtatorit.
Islamabadi i ka hedhur poshtë akuzat.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›