Fushë Krujë, makina del nga rruga, vdes drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në urën e Tapizës ku një fuoristrad ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Astrit Laçi ndërsa janë plagosur lehtë tre pasagjerët të cilët janë dërguar menjëherë në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.