E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohet një bazë në Afganistan, 12 të vrarë

Në disa sulme vetëvrasëse me bombë të talebanëve kryengritës dhe luftës dyorëshe me forcat amerikane dhe afgane para bazës së NATO-s afër qytetit Xhalalabad, në lindje të Afganistanit, u vranë 12 persona dhe u plagosën disa ushtarë të koalicionit ndërkombëtar.

Përfaqësuesi lokal policor tha se 12 kufoma të veshura me uniforma të policisë dhe ushtrisë afgane janë gjetur afër hyrjes së bazës ajrore, por tani për tani nuk është e qartë nëse viktimat janë talebanë që shpesh herë kryejnë sulme me bomba, të veshur me uniforma të forcave afgane të sigurisë.

"Pati disa sulme të kamikazëve”, konfirmoi majori Martin Craiton, zëdhënës i forcave ndërkombëtare të ISAF të drejtuara nga NATO.

Zëdhënësi i talebanëve, Zybihula Muxhahid, konfirmoi se disa talebanë " e sulmuan bazën amerikane në Xhalalabad dhe se i është shkaktuar dëm i madh armikut".

Zëdhënësi tjetër i koalicionit të udhëhequr nga NATO-ja, koloneli Hagen Messer, ka thënë se sulmuesit kanë përfshirë të paktën tre bombardues vetëvrasës.

Ai ka thënë se sulmuesit kanë dështuar të thyejnë rrethojën mbrojtëse të bazës ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›