E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini s’i frikësohet Mourinhos

Roberto Mancini ka insistuar se nuk ndjen presion në Manchester City dhe nuk brengoset nga spekulimet se mund të zëvendësohet në detyrë nga Jose Mourinho.

Menaxheri i trajnerit të Real Madridit, Jorge Mendes së fundmi u takua me drejtorin e ri të futbollit në City, Txiki Begiristain duke shtuar spekulimet rreth shkarkimit të Mancinit dhe emërimit të Mourinhos.

City dështoi të kualifikohet nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve për sezonin e dytë me radhë, por Mancini, i cili nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare gjatë verës, insiston se ka përkrahjen e plotë nga pronari Sheikh Mansour dhe presidenti Khaldoon al Mubarak. Mourinho zëvendësoi Mancinin në Inter më 2008 dhe italiani nuk frikësohet se mund ti ndodh sërish t’ia lirojë vendin portugezit.

“Krejt kjo nuk është e rëndësishme për mua”, tha Mancini për Sky Sports News. “Jam mësuar me këto. Kam lexuar se Mourinho do të shkojë në Paris St Germain, pastaj Inter, një ditë tjetër përmendet Manchester City kurse të nesërmen Manchester United. Në fund Chelsea. Ai është duke punuar mirë rreth kësaj, kurse unë nuk ndihem nën presion”, përfundoi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›