Sulmohet sërish gazetari i njohur malazez, Softiq
MALI I ZI- Gazetarit të Vijesti, Tufik Softiq, i është hedhur eksploziv në shtëpinë familjare të tij në Beranama, jo shumë larg vendit kur para gjashtë vitësh është rrahur brutalisht, njoftojnë mediat malazeze.
Lënda shpërthyese i është hedhur nga persona të panjohur rreth orës 22:00 të mbrëmjes.
Eksplozivi është hedhur më pak se një metër prej veturës së Softiqit, të cilën e kishte parkuar 20 minuta më herët.
Në kohën e sulmit, ai ka qenë në shtëpi me bashkëshorten dhe fëmijët. Ai ka thënë se vetura nuk është dëmtuar duke nxitur inspektorët të bësojnë se në fakt është hedhur shok bombë.
Më 1 nëntor të vitit 2007, dy persona të maskuar e kanë lënduar rëndë gazetarin e njohur malazez duke e goditur me shkopinj gome në kokë.
Autorët e atij rasti asnjëherë nuk janë sjellur para drejtësisë. Para sulmit, Softiq ka marrë kërcënime për shkak të teksteve rreth grupeve kriminale të veriut të Malit të Zi.
(m.a/rel/BalkanWeb)