Krujë, asgjësohen 1130 rrënjë canabis sativa
DURRËS- Forcat e policisë së Krujës kanë asgjësuar gjatë fundjavës së kaluar 1130 bimë canabis sativa, të cilat janë zbuluar në zona të pabanuara, larg fshatrave të komunës malore të Cudhisë.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit, bënë të ditur se gjatë kontrolleve të ushtruara në afërsi të fshatit Mafsheq janë gjetur larg qendrave të banuara 1.130 rrënjë canabis sativa, të mbjella në territore të çpyllëzuara më parë.
Sipas të njejtave burime, bimët narkotike janë asgjësuar duke u djegur, ndërsa vazhdon puna për identifikimin e personave që i kultivonin ato.
(m.a/ata/BalkanWeb)