Një tjetër shqiptar nga Shkupi vritet në Siri
SHKUP - Një tjetër shqiptar është vrarë në Siri në luftën mes forcave qeveritare dhe opozitës siriane.
Mësohet se Nimetulla Imeri, 38 vjeç nga fshati Gërçec i Shkupit, u vra gjatë këtyre ditëve teksa luftonte përkrah forcave opozitare në përleshjet me ushtrinë e regjimit të Bashar al - Assad.
Imeri ka kryer studimet në shtetet arabe dhe njihej si një përkrahës i opozitës siriane për rrëzimin e regjimit të Assadit. Ai njihej si luftëtar i njohur me emrin "Ebu Zejdi".
Para një jave në përleshjet në Siri u vra Sami Abdullahu nga Shkupi, ndërsa një muaj më parë Rasim Zeqiri nga Bellovishta e Gostivarit.
(er.nu/ina/BalkanWeb)