E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulo: Pse nuk u hetua “Porti i Durrësit”? Bushka: Kemi respektuar çka është vendosur nga Kushtetuesja

Gazetari Arjon Sulo është përplasur në studion e emisionit “3D” në RTSH 1 me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klodilta Bushka së cilës i është drejtuar se përse nuk ngrihet komisioni hetimor parlamentar për Portin e Durrësit kur ka mjaftueshëm indicie.

 Sipas Sulos, në portin e Durrësit është një çështje konkrete që duhet hetuar.

“Porti i Durrësit është çështje e Kuvendit. Juve ju ka vënë në rresht Edi Rama dhe bëni se çfarë iu thotë ai, kjo është e qartë. Portin e Durrësit e miratuat me ligj të veçantë? Po!

Objekti i hetimit duhet të fokusohet në çështje konkrete? Po! Duhet të ekzistojnë indicie të mjaftueshme për të cilin kërkohet komisionin hetimor. Sot në portin e Durrësit shitet “Shprehje interesi”. Porti i Durrësit është çështje konkrete”, u shpreh Sulo.  

Nga ana e saj kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Bushka ka theksuar se mazhoranca ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Brenda funksionit ligjvënës të Kuvendit, është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese me një sërë vendimesh. Ajo që është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese vendoset sot si propozim në ligjin e ri”, ka theksuar Bushka.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›