Sunak dhe Macron “parashikojnë” në “Twitter” Angli-Francë

Rishi Sunak dhe Emmanuel Macron kanë qenë protagonist të një dialogu virtual sot pak orë përpara duelit mes Anglisë dhe Francës. Liderët e sheteteve në fjalë kanë nisur që të bëjnë parashikimet e tyre për takimin që vlen për një vend në gjysëmfinalen e Katar 2022.
I pari që ka nisur “dialogun” në “Twitter” ishte Macron. “I dashur Rishi Sunak, mezi po pres ndeshjen e sotme. Nëse Les Bleus do të fitojnë (do të bëjnë diçka të tillë!), ti do të na urosh fat për gjysëmfinale… apo jo?”, ishte “cicërima” e Macron.
Kaluan pak minuta dhe nuk mungoi dhe kundërpërgjigja e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar: “Shpresoj të mos më duhet t’iu uroj fat. Por kemi rënë në një ujdi, nëse kalojmë ne atëherë ti do të bëhesh tifoz me Tre luanët në raundin tjetër”.