E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Portugalia, zhgënjimi Santos: Nuk e di nëse do të qëndroj, të

Pas humbjes ndaj Marokut, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos e tregon hapur hidhërimin e tij. “Të largohesh nga një Botëror dhemb gjithmonë. Kishte vështirësi në pjesën e parë – shpjegoi ai -. Na u desh shumë kohë për të hyrë në lojë. Lojtarët donin të ishin të rrezikshëm, por ata nuk ishin në gjendje të krijonin. Për ne, për mua dhe për lojtarët, është një zhgënjim i madh – vazhdoi trajneri i Portugalisë -. Skuadra ishte e sigurt, por e vërteta është se ne nuk ia dolëm. Për momentin jemi shumë të trishtuar. Ishim të bindur se do të arrinim në finale dhe do të fitonim”, vazhdoi ai. Pastaj një batutë për të ardhmen e tij në stolin e Portugalisë: “A do të qëndroj? Nuk është koha për t’u përgjigjur. Nesër do të shkojmë në Lisbonë dhe, si gjithmonë, presidenti dhe unë do të flasim për të kuptuar se çfarë është më e mira për Portugalinë”.

“Nuk ia dolëm – shpjegoi sërish Santos -. Lojtarët punuan shumë. Në pjesën e parë ne ishim pasivë për sa i përket imagjinatës dhe kreativitetit për të çmontuar murin e Marokut. U përmirësuam shumë në pjesën e dytë, por, veçanërisht në 20 minutat e fundit, ishim shumë të shqetësuar, me dëshirën për ta futur shpejt topin në zonë, kur mund të kishim bërë diçka më shumë – vazhdoi ai duke analizuar ndeshjen. Për momentin jemi shumë të trishtuar. Futbolli portugez do të ketë mundësi të bëjë gjëra të mira në të ardhmen, sot tregoi aftësitë e tij”, përfundoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›