E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festojnë liberalizimin

Nga Express më 16 dhjetor 2010 në ora 10:57

15 dhjetori është konsideruar si dita e shënuar për shqiptarët, pasi që ka shënuar përmbushjen e aspiratës historike të lëvizjes së lirë.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, u bë realitet në saje të kontributit 20-vjeçar të Partisë Demokratike, forcës politike që shembi diktaturën dhe udhëhoqi kursin më të gjerë të reformave drejt integrimit në hapësirat euroatlantike ishte koncerti që është mbajtur mbrëmë në Tiranë për nder të këtij liberalizimi.

Qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të cilëve nuk i duhet më një vizë për të lëvizur të lirë në mbarë Evropën, kanë festuar me një koncert madhështor që ka filluar në orën 17:00 në Sheshin “Nënë Tereza”.

Koncerti madhështor do të ketë performancën e atij paraardhës, pasi do t’u dedikohet të rinjve shqiptarë, të cilët janë përfituesit më të mëdhenj të heqjes së vizave. Organizatorët janë përkujdesur për një atmosferë festive, e cila është shoqëruar me efekte speciale të botës hi-tech, të cilët u përdorën në koncertin festiv të nëntorit.

Duke e konsideruar lëvizjen e lirë si hapin më të rëndësishëm për shqiptarët në këto 20 vjet, organizatorët dhanë maksimumin për të nxjerrë diçka spektakolare për të festuar këtë arritje të madhe.

Nuk u kursyen as fishekzjarrët apo çdo lloj tjetër aksesori për një festë madhështore si billborde, postera, flamuj etj. Në këtë festë madhështore nuk mungojë as fjalimi i rastit i arkitektit të kësaj arritje historike, Kryeministrit Sali Berisha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›